Epidemiologu: Shtimi i rasteve pritej por jo në këto shifra, ku është “thembra” e Akilit

Epidemiologu Artan Simaku shprehet se rritja e rasteve me Covid-19 pritej pas lehtësimit të masave, por jo në këto shifra.
Ai tha në ABC se shpërthimi i rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, është vazhdim i valës së parë të pandemisë.
Simaku theksoi se mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit fizik janë thelbësore në betejën kundër Covid-19.
Epidemiologu shtoi se thembra e Akilit në mes të kësaj pandemie është respektimi i masave dhe ndërgjegjësimi i popullatës.
‘Nuk është një rishpërthim, është vazhdim i shpërthimit fillestar. Ishte një situatë e pritshme pas lehtësimit të masave. Pritej në shifra më të ulëta. Distancimi dhe mbajtja e maskës duhet të respektohen.
Në dukje është një masë e thjeshtë por është shumë e rëndësishme bashkë me higjienën vetjake. Testimi kryhet sipas kritereve. Edhe të kesh mundësi të testosh të gjithë popullatën, duhet të përdoresh strategji.