Blerta e Anisa frekuentonin kishën?! Flet pastori Muça: Kisha vite pa i parë, takonin njerëz me kostum

Në media ka qarkulluar lajmi se dy vajzat e familjes Josifi, Anisa dhe Blerta frekuentonin kishën “Rilindja” në Tiranë, që drejtohet nga pastori Fitor Muça. Në shkrimet në media aludohej se është pikërisht Muça që ka pasur kontakte me vajzat që e frekuentonin këtë kishë. Më tej shkruhej se vajzat ishin larguar nga kjo kishë, pasi ishin të pakënaqur nga kisha “Rilindja”.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur dhe vetë pastori Fitor Muça, duke e lidhur me tragjedinë që i ka ndodhur më parë me humbjen e babait të tyre, Llukan Josifii.

“Jeta e tyre ka shkuar në peripeci të mëdha babai i tyre ka kryer vetëvrasje, unë besoj se ka pasur një lëkundje të fuqishme, në besim te kulti që shkonin më parë dhe sapo erdhën në Tiranë, nga informacionet e marra se ato kanë 6 vite që nuk kanë pasur kontakt me Kishën Ungjillore, mësova se ato kishin vizituar shumë kisha për të gjetur vendin dhe duket se gjatë kësaj kohe kanë pasur përplasje doktrinash dhe unë mendoj se kanë kërcyer për të zgjidhur problemet e tyre. Mendoj se problemet e tyre i kanë marrë me vete, nëse dukeshin të gëzuara nga jashtë brenda duket se e kanë vuajtur këtë gjë. Pasi kanë ikur nga ne ato janë kthyer në shtëpinë e tyre dhe siç thuhet janë vizituar nga persona me kostum. Por jam i bindur që prokuroria do të hetojë një ngjarje të tillë”, tha  Muça për ABC NEWS.

Ndër të tjera ai ka theksuar se nëse do të ishin besimtare të Kishës Ungjillore ato do të ishin gjallë sot, ndërsa refuzimi që ato i kanë bërë ndihmës së ofruar tregon se diçka fshihet pas kësaj. Është një ngjarje për të cilën prokuroria duhet të hetojë.

“Nuk dua të mendoj që prokuroria do të rrijë në heshtje që kalon përtej një vetëvrasje të zakonshme  që të mbash një kufomë për 15 muaj në shtëpi është e padëgjuar, mumifikimi nuk njihet në doktrinën e krishterë. Nga pamjet e shtëpisë nuk kemi dalluar gjë e rëndësishme është që të mos retushohen ato që janë shkruar ose ato që i kanë shkruar duhet që tu shkohet deri në fund një gjë të tillë. Unë nuk e kam problem që ato kanë frekuentuar Kishën Ungjillore. Në rastin konkret i thonë se kanë kaluar 6 vite që ato kanë zbritur në një stacion dhe nga ky moment ato kanë ndërprerë çdo gjë në lidhje me ne. Refuzimi i tyre për të pranuar ndihmë do të thotë se fshihet diçka nga pa,s por nëse ato do të kishin udhëtuar me ne sot do të ishin gjallë”, është shprehur pastori.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT