Llukmani: Dëshmitarët e Jehovait nuk predikojnë vetëvrasjen, Bledi Mane: Ke 10 minuta që nuk qesh

Teksa flitej për ngjarjen horror të Kombinatit dhe arsyet që i shtynë nënë e bijë në vetëflijim në emisionin “Shqipëria Live”, pati një debat mes gazetarëve Bledi Mane dhe Fjorda Llukmani.

Kjo e fundit tha se nëna dhe motra e saj janë praktikante, por ajo vetë nuk ka zgjedhur një rrugë të tillë.

Llukmani sqaroi se “dëshmitarët e Jehovanit nuk u bëjnë lavazh truri njerëzve për të vrarë veten apo për ringjallje”

“Në Jehovah thuhet se vetëm pas ditës së kimaetit, njerëzit mund të ringjallen në Parajsë”.

Nga ana tjetër gazetari Bledi Mane i cili ishte kundër këtij sekti, tha se janë të shumtë ata që kanë vrarë veten që janë pjesë e këtij sekti fetar, madje duke e kthyer në një farë mënyre debatin ndaj gazetares Llukmani në terma personale.

“Ka 144 mijë vetë në botë që kanë vrarë veten. Dhe ka diçka që dëshmitarët e Jehovait janë të qeshur. Ndërsa vajza ka 10 minuta që flet dhe nuk ka qeshur asnjëherë,” tha ai.

“Po ti s’ja ke idenë fare, për çfarë duhet të qesh, nuk është një temë gallatë kjo,” ia ktheu Llukmani.

“Po kjo është pak hipokrizi, se pse nuk je ti pjesë kur motra dhë nëna jote janë. Kjo do të thotë që diçka ka aty që s’shkon,” tha Mane.

“S’ke pse merresh fare me mua e nënën time”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT