Shqipëria me shifra të frikshme të vetëvrasjeve

Zhaneta dhe Anisa Josifi janë dy viktimat më të fundit që ndërmorën aktin e vetëflijimit përmes një mënyre të tmerrshme e të padëgjuar më parë. Por, Shqipëria ka një numër në rritje të vetëvrasjeve, ndonëse më e ulëta në rajon.

Vetëvrasjet janë rritur në mënyrë sistematike dy vitet e fundit, duke arritur në 216 persona më 2019. Numrin më të lartë të vetëvrasjeve e kanë burrat, por vihet re një rritje e fenomenit edhe tek gratë. Më të ekspozuar ndaj vetëvrasjeve, sipas raportit të INSTAT ndër vite ishte grup-mosha 55 deri në 69 vjeç me 28 për qind të totalit të vetëvrasjeve, ndërsa Gjirokastra është qarku me numrin më të lartë në raport me popullsinë.

Vetëvrasjet përfshijnë të gjitha grup-moshat e popullsisë, por tek adoleshentët ato kishin pësuar rritje vitet e fundit për shkak edhe të ndikimit negativ të rrjeteve sociale. Por gjatë vitit të kaluar vetëvrasjet në moshat e reja shënuan rënie të ndjeshme me 34 për qind, me gjithsej 25 persona nga 38 të rinj të vetëvrarë më 2018.

Më tej numri më i lartë ishte për grup-moshën mbi 70 vjeç me rreth 44 persona ose 20 për qind e të vetëvrarëve më 2019. Vitet e fundit numri i pleqve që jetojnë vetëm është rritur, teksa të moshuarit janë më ekspozuar ndaj depresionit.

Shqipëria me shifra të frikshme të vetëvrasjeve

Qarqet e Gjirokastrës, Beratit dhe Lezhës kishin nivelin më të lartë të vetëvrasjeve në vitin 2019. Në raport me popullsinë Gjirokastra shënoi 13 vetëvrasje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Berati me 12,8 persona të vetëvrarë për 100 mijë banorë dhe Lezha me 12.

Në krahun tjetër Kukësi, Elbasani dhe Tirana kishin numrin më të ulët të vetëvrasjeve, duke rezultuar edhe shumë poshtë mesatares kombëtare. Me gjithë numrin në rritje të vetëvrasjeve, Shqipëria e ka këtë fenomen e ka më pak të përhapur se Rajoni.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), sjellja vetëvrasëse ka ndikim dramatik në vendin e punës në terma njerëzorë dhe financiarë. Gjithashtu, njihet kostoja për ekonominë e gjerë. Kur një person në moshë pune tenton t’i japë fund jetës, ai individ menjëherë bëhet ekonomikisht joproduktiv; punëdhënësi i tij duhet të gjejë dhe trajnojë një zëvendësues.

Shqipëria me shifra të frikshme të vetëvrasjeve

Back to top button
LAJMET E FUNDIT