“Me 3D po na merrni në qafë”/ Rama u përgjigjet kritikëve: Shumë shpejt do të ndërtojmë…

Kryeministri Rama ka prezantuar sot projektin e transformimit të Kombinat. Ai e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit në këtë zonë, pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit.
Rama ju përgjigj edhe akuzave të kritikëve, duke theksuar se projektet e tij nuk janë thjesht 3D, por po bëhen realitet çdo ditë.
“Kombinati është destinacion edhe për jetën e natës dhe turistët. I përkasin institucionit të rinisë. Shumë shpejt do të ndërtojmë shtëpitë e para individuale. Janë zona të reja me shtëpi të qendërzuara. Shkollat do të hapin dyert më 26 nëntor.
Do të mungonin edhe për shumë vite të tjera nëse tërmeti nuk do të na kishte ‘kujtuar’. Për ta mbyllur, unë e di që durimi është mall që shumë i vështirë për t’u gjetur në vendin tonë. I kuptoj që e duan shumë dhe e duan tani.
Por nuk ka rrugë tjetër që të punojmë pa pushim dhe nuk po rrimë asnjë natë. Po të mundeshim do të bënim më shumë, si thotë edhe ajo fjala. E kam posaçërisht për shumë miq në Facebook, që zëre se e thonë që me këto 3D po na merrni në qafë.
Çdo gjë fillon në momentet kur e shohim në ëndërr, e konceptojmë, sigurojmë financimin dhe zbatojmë projektin, zhvillohet gara, nënshkruhet kontrata. Ajo që na dallon me ata para nesh që pretenduan se bënë shumë, por i lanë pa bërë, është se ne i japim kohën e duhur konceptimit.
Nuk futemi si ndërtues pa leje që pushtojmë tokat e të tjerëve. I falet njerëzve dhe familjeve, por jo një qeverie të sillet si ndërtues pa leje. Thjesht për të rendur kryeministri me daulle për të përuruar rrugët në 4 anët, do të ngelnin në klasë çdo njëri që ka mbushur ato viza. Ne jemi si atdheu i Shën Thomait, po nuk e prekën nuk besojmë”, deklaroi kryeministri.