Vetëvendosja: Shqetësimet tona për shkëmbim territoresh u vërtetuan

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se dyshimet e tyre, që i kishin ngritur për një marrëveshje, e cila do të përfshinte shkëmbimin e territoreve, u vërtetuan nga zyrtarë në SHBA.

Vetëvendosja përmes një videoje të publikuar ka përmbledhur deklaratat në lidhje me shkëmbim të territoreve, ku sipas tyre ata që i kanë akuzuar për paranojë i kanë shërbyer kësaj marrëveshjeje.

“Shqetësimi që ka ngritur Lëvizja Vetëvendosje për marrëveshjen e fshehtë në mes të Thaçit dhe Vuçiqit u vërtetua këto ditë edhe nga deklaratat e zyrtarëve në SHBA. Partitë e PLAN-it na akuzonin për paranojë, por vetë nuk është se thjesht janë naivë, por qëndrojnë pas këtij presidenti, të cilin e votuan dhe të cilit i shërbejnë”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje. /Zëri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT