Sa më shpejt ta deklaroni, aq më pak do tatoheni, Denaj tregon si do të funksionojë amnistia fiskale

Amnistia fiskale, apo legalizimi i pasurive të padeklaruara të vendosura gjatë 30 viteve të fundit, tashmë është hartuar në një projektligj që së shpejti do t’i kalojë Kuvendit për miratim.
Aktualisht është në fazën e konsultimit, ndaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka zhvilluar sot takim me anëtarët e Këshillit Tatimor, përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë dhe Shoqatën e Bankave, diskutuam mbi projektligjin në parim dhe mbi detajet e tij teknike.
Amnistia fiskale do të zgjasë një vit, dhe pasuria do të tatohet në varësi të kohës së deklarimit, e cila është e ndarë në tre 4 mujorësh.
Sipas ministres Denaj:
Deklarimi vullnetar i pasurisë informale të krijuar në 30 vite do të zgjasë një vit, kundrejt një tatimi të posacem në varësi të kohës së deklarimit:
4 mujori i parë – 5% tatim
4 mujori i dytë – 7% tatim
4 mujori i tretë – 10% tatim.
Denaj thotë se përjashtohen nga kjo ammisti të gjithë subjektet, të cilët mbartin apo kanë mbartur detyrim për deklarim të pasurisë (zyrtarë politikë) apo subjekte të perfshira në veprimtari kriminale.