Alarmi/ Një tjetër mjek dhe infermiere me Covid, stafi mjekësor te Spitali i Traumës kërkon t’u bëhet tamponi

Një tjetër mjek dhe infermier janë konfirmuar i prekur nga Covid-19. Mësohet se është infektuar me virusin e rëndë një mjek tek rUgjenca e Traumës.

Menjëherë pas konfirmimit pozitiv të mjekut, sipas News 24, stafi mjekësor i Traumës ka kërkuar bërjen e tamponëve, pasi më herët pozitive me COVID-19 ka dalë edhe një infermiere.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, situata në spitalin Infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 397 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje. Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT