Aksion me helikopterë e anije, ministrja Xhaçka: Pashalimani u kthye në teatër stërvitor (FOTO)

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar sot në Facebook disa pamje të stërvitjes së Forcave të Armatosura.

Ajo shkruan se baza detare e Pashalimanit u kthye në teatrin më të madh stërvitor për dy javë.

Helikopterë, anije, forcat e armatosura e madje dy polumbarë në det me flamurin shqiptar janë pamjet që na vijnë nga kjo stërvitje.

Ministrja shprehet besimplotë se me këto kapacitete kemi mundësinë për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen

Statusi i plotë

Baza Detare e Pashalimanit u shndërrua për rreth 2 javë në teatrin më të madh stërvitor të Forcave të Armatosura për këtë vit.
Efektivë nga 4 kompanitë e batalionit të Forcave Speciale, të mbështetur nga anijet e Forcës Detare dhe helikopterët e Forcës Ajrore, testuan dhe rritën me tej aftësitë dhe kapacitetet e tyre, për t’u përballur me situata të ndryshme që mund kërcënojnë sigurinë dhe paqen. #KrenariPërFA??”
, shkruan Xhaçka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT