Shkarkimi i ambasadores dhe konsullit shqiptar, Mediat greke: Ishin përfshirë në…

Media e njohur greke ProtoThema ka raportuar shkarkimin e ambasadores shqiptarë në Athinë Ardiana Hobdari dhe trupit diplomatik.

Sipas medias në fjalë shkarkimi ka ardhur për shkak se ajo dhe konsulli i përgjithshëm i Janinës, Pervin Gjikuria janë të përfshirë në vjedhjen e 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

ProtoThema, shkruan se ka informacione se Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurti në Athinë, kur nga makina e  Gjikurias u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

“Ambasadorja shqiptare në Athinë dhe Konsulli u shkarkuan nga puna pasi vodhën 100 pasaporta nga një makinë e trupit diplomatik që po transportoheshin në ambasadë. Historia e çuditshme filloi pikërisht me faktin se deri vonë tranferimi i pasaportave nga Tirana në Athinë bëhej me një mision të thjeshtë dhe jo përmes çantave diplomatike si zakonisht. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë. Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare. Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen “, thuhet në artikullin e medias greke.

Ministria e Jashtme ka shkarkuar nga detyra ambasadoren e ambasadës shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari.

Veç ambasadores është shkarkuar dhe pjesë e stafit të kësaj ambasade. Vendimi i Cakajt, siç është mësuar, është marrë pasi ambasadorja nuk ka pasur performancë të mirë kundrejt kërkesave të komunitetit shqiptar atje.

Ndërkohë, ministria ka kërkuar emërimin e nje ambasadori te ri tek Presidenti i Republikës, Ilir Meta.  Është mësuar se emri i propozuar prej tij është Luela Hajdaragaj.

Shkarkimi i ambasadores dhe konsullit shqiptar, Mediat greke: Ishin

Back to top button
LAJMET E FUNDIT