Stuhia e pritshme e Presidencës gjermane të BE për Shqipërinë

Angela Merkel ka bërë të ditur në fjalimin e saj para Parlamentit Europian mbi presidencën gjermane, se objektivi i saj është që të hapë negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E thënë nga një zyrtar i lartë gjerman, dhe aq më shumë kancelari, e më shumë se kaq Angela Merkel, duket se diskutimet mbi këtë janë të kota.

Por gjithsesi, hapja e negociatave nuk është gjithçka, madje duket se situata në lidhje me anëtarësimin është komplikuar edhe më shumë.

Kjo jo vetëm nga eksperienca e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët i kanë hapur negociatat prej vitesh dhe kanë avancuar pak, por edhe nga logjika e re, që e ka shpallur Komisioneri Europian i Zgjerimit.

Hungarezi, OlivérVárhelyi, në një intervistë për radion publike gjermane, Deutsche Vvelle, thekson se rruga e anëtarësimit nga tani, është thuajse aq e komplikuar nga firmosja e MSA e deri tek ky hap.

“Çdo kuadër negociues vendos direktiva dhe parime për negociatat e hyrjes në BE për secilin vend kandidat dhe është i ndarë në tri pjesë: në pjesën e pare janë parimet drejtuese, kryesore të negociatave të hyrjes në BE; në pjesën e dytë thelbi i EU acquis; në të tretën procedura e negociatave. Qëllimi i negociatave është që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të adaptojnë EU Acquis në tërësinë e tij, ta zbatojnë atë plotësisht dhe përforcojnë zbatimin e tij gjatë procesit të hyrjes në BE”, tha Komisioneri për Zgjerimin.

Megjithatë duhet thënë, se nisja e bisedimeve, pra hapja e kapitullit të pare është një shenjë politike për një vend aspirant në BE, sesa niveli i thjesht një vendimi për hapjen e negociatave ku është Shqipëria aktualisht. Për të dhënë një shembull më të qartë, mjafton të japim shembullin e Turqisë. Ka marrë statusin e vendit kandidat që prej 20 vitesh dhe ende nuk i janë hapur negociatat.

Kështu që deklarata e Kancelares Merkel që i përmendi me emër Shqipërinë e Maqedoninë, përfaqëson një qëndrim të qartë të Berlinit për Ballkanin.

Qëndrim që u pa e qartë dhe në lëvizjen e fortë, gati të “dhunshme” diplomatikisht karshi Uashingtonit, që pezulloi samitin Serbi-Kosovë në Shtëpinë e Bardhë.

E duke u nisur nga ky qëndrim politik, Gjermania ka shumë gjasa që t’i kërkojë Tiranës zyrtare kushte edhe më konkrete për t’i dhënë datën e nisjes së bisedimeve.

E mbani mend 2014, kur Merkel erdhi nëTiranë dhe çfarë ndodhi? Nisi reforma në drejtësi…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT