Vijon “barbaria” e gjykatave: I dënuar për gjashtë vrasje, Dritan Dajtit i hapet rruga drejt lirimit me kusht

Dritan Dajtit, ashtu si shumë të tjerë vazhdon të shfrytëzojë perjudhën tranzitore që po kalon sistemi i drejtësisë për të përfituar ulje dënimi apo dalje nga burgu.

Njeriu që mbajti peng për më shumë se 10 vite drejtësinë shqiptare, me çështjen e vrasjes së 4 policëve, i hapet rruga për lirimin me kusht.

Burime bëjnë me dije se Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim.

Vendimi mësohet se është marrë në datën 11 maj 2020 nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili ka vendosur të bashkojë dy dënime të Dritan Dajtit me 23 vite dhe 25 vite burgim, në një dënim të vetëm, duke dënuar përfundimisht Dajtin me 25 vite burgim.

Dritan Dajtit i kanë mbetur për të vuajtur akoma burg dhe 3 mijë 917 ditë ose thënë ndryshe dhe 10 vjet e 8 muaj e 27 ditë.

Me këtë përllogaritje që daton që nga periudha e 20 prillit 2001, duke futur këtu dhe uljet e dënimit me 90 ditë që Dritan Dajti do kërkojë në vitet në vijim, automatikisht këtij të dënuari për 6 vrasje i hapet rruga për të kërkuar lirimin me kusht.

Kjo pasi pjesën dërmuese të dënimit ose thënë ndryshe ¾ e masës së dënimit ai e ka shlyer në burg dhe mund të praktikohet lirimi i tij.

Sistemi gjyqësor në vend, pavarësisht largimit të mjaft figurave të korruptuara ka ende në strukturat e tij gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar të cilët koshientë që nuk e kalojnë procesin e vettingut, kanë vijuar të ndërmarrin vendime arbitrare për t’i dhënë lirinë të dënuarve për krime të rënda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT