‘Tradhtar, shite Kosovën’, protestuesit në Beograd qëllojnë ish-ministrin e Brendshëm
PAS VENDIMIT TË VUÇIÇ

Protesta e mbrëmshme që shpërtheu në Beograd, pas vendimit të presidentit Aleksandër Vuçiç për të vënë masa të reja kufizimi si rezultat i numrit të madh të infektuarve me COVID-19, nuk ka kursyer as ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë, Vuk Jeremiç.
Më 2 korrik Qeveria serbe miratoi masa të reja për kryeqytetin, në përpjekje për të penguar përhapjen e koronavirusit. Masat përfshijnë mbylljen prej orës 23:00 deri në 06:00 të bareve dhe restoranteve për dy javë, mbyljen e konvikteve studentore, dhe gjoba për ata që nuk mbajnë maska në vendet publike
Sipas autoriteteve, problemi më i madh me koronavirusin aktualisht është në Beograd, ku ndodhen 82.5 për qind e të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të kaluara në Serbi u regjistruan edhe 13 viktima nga COVID-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i përgjithshëm i viktimave, që nga fillimi i pandemisë, është rritur në 330 dhe mbi 4000 pacientë ndodhen të shtruar në spital.