Pas QSUT, edhe Spitali i Elbasanit kthehet në vatër infeksioni, preken nga Covid 4 infermierë të tjerë dhe një pediatër

Pas QSUT-së, duket se në bazë të të dhënave për të prekur me Covid, edhe Spitali i Elbasanit po kthehet në një vatër infeksioni.

Ndërsa një ditë më parë u konfirmua se 4 infermiere të maternitetit rezultuan pozitive me koronavirus, sot raportohet se kanë rezultuar të prekur nga Covid edhe 4 infermierë të tjerë, së bashku me një mjek pediatër.

Bëhet fjalë për dy burra dhe dy gra, pjesë e stafit të bluzave të bardha të spitalit.

Një ditë më parë u mbyll reparti i Gjinekologjisë dhe pacientët e personeli i këtij pavioni u transferuan në një tjetër ambient të qendrës spitalore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT