Rama ultimatum kryebashkiakëve: S’do ketë pushime, vijoni takimet me qytetarët

Zbardhen ultimatumet nga mbledhja e takimit të kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive.

Prej disa orësh, shefi i qeverisë po zhvillon një bisedë të gjatë me kryebashkiakët.

Mësohet se kryeministri Rama u ka bërë me dije kryebashkiakëve se këtë verë nuk do të ketë pushime dhe se do të vazhdojnë takimet me qytetarët.

Ndër të tjera Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve se pavarësisht pandemisë, duhet të gjejnë mënyra për të zhvilluar takime me qytetarët.

“S’do ketë pushime, vijoni takimet me njerëzit. Pavarësisht pandemisë, gjeni mënyra për të zhvilluar takime,” ka dhënë ultimatumin Rama në mbledhje.

Të gjitha këto takime, kanë fokus garën e zgjedhjeve parlamentare në një kohë që partitë kanë ndezur ‘motorët’ e fushatës, pavarësisht faktit që një opozitë është jashtë parlamentit e një tjetër brenda.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT