“Situata kritike”, Ministrja Manastirliu: Kush e merr Covid-19 si lojë, po na rrezikon jetën të gjithëve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri sërish apel sot nga foltorja e Kuvendit duke i kërkuar qytetarëve që të bëhen të përgjegjshëm dhe ta marrin seriozisht Covid-19.

Në seancën plenare, ajo tha se nëse sjellja e njerëzve nuk ndryshon, asnjë masë e marrë nuk do të ketë vlerë.

“Kushdo që e konsideron lojë virusin, po na rrezikon jetën të gjithëve,” tha Manastirliu

“Nëse sjellja e qytetarëve nuk ndryshon, masat nuk do jenë të vlefshme. S’mund të realizojmë që pas çdo qytetari të vendosim një polic që ta kontrollojë. Çdo person që ka Covid duhet të rrijë në shtëpi, jo të dërgojmë për çdo njeri një polic që t’i kërkojë hesap. S’e kemi këtë luks. Kjo duhet të jetë përpjekje e përbashkkët, e të jetuarit në një realitet të ri.

Ne po përgatisim spitalet, përshtatëm spitalin karantinë dhe i shtuam 100 shtretër për Covid-19. Disa thonin e vazhdojnë të thonë se virusin nuk ekziston. Në spitalin infektiv, kemi 6 të intubuar. 3 janë të moshave të reja. Kush e konsideron lojë virusin, na rrezikon të gjithëve. Duhet marrë me seriozitet. Po u kujdesëm për shëndetin, kujdesemi dhe për ekonominë e për gjithë të tjerat me radhë. Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Kemi vetë 7 vite e pak që është investuar në shëndetësi e është akoma shumë punë për t’u bërë,” u shpreh ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT