“Ky parlament ka parë pazare të pista që në `91”, Murrizi: Jam viktimë e dy mandateve të vjedhura

Deputeti demokrat, Myslim Murrizi i konsideron pazare marrëveshjet e arritura mes mazhorancës dhe qeverisë.
Në fjalën e tij në Parlament, Murrizi i bindur se nuk do të votojë kodin zgjedhor tha se qeveria kërkon të blejë deputetë në parlament.
Pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar dhe 5 pazare të pista me ata i quani marrëveshje. Ky parlament ka parë pazar të pistë në 91, ka bërë pazar nga halli në 97. Ka bërë pazar të pistë në prill 2008 dhe në 2017. As unë nuk kam qenë dakord për marrëveshjen e 2008 dhe 2017 se nuk më pyeti njeri”, tha Murrizi.