Gjykata ‘fal’ deri në nëntor ish-kryeprokruorin Llalla

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si GJKKO ka vendosur që të shtyjë për në nëntor seancën për shqyrtimin e kërkesës për gjykim ndaj ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llallës.

Ka qenë gjyqtarja Irena Gjoka ajo që vendosi të pranojë kërkesën e avokatiti të Llallës për shtyrjen e seancës paraprake. Sipas GJKKO hetimet e bëra nga SPAK nuk kanë qenë të plota dhe për këtë arsye është kthyer dosja për të çuar deri në fund hetimin ndaj Llallës.

Mësohet se gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës për të bërë disa hetime shtesë. Llalla i ka mohuar më herët akuzat e ngritura nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda duke e cilësuar hetimin ndaj tij si një goditje politike. Prej kohësh, ai ka sjellë prova në procesin hetimor, duke rrëzuar kështu akuzat e tjera që ishin ngritur ndaj tij.

Llalla u largua nga Prokuroria e Përgjithshme në fund të vitit 2017, për t’ia dorëzuar mandatin e tij ish-prokurores së përkohshme, Arta Marku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT