“Presion Luli, presion dhe këta duke ikur”, Balla për bojkotin e opozitës: Harrojini kërcënimet, hapjen e listave nuk e kemi tabu

Pas largimit të opozitës nga Kuvendit Taulant Balla mori fjalën duke i bërë thirrje që të rikthehet.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së u shpreh se forca politike që përfaqëson ndodhet mes opozitës parlamentare dhe asaj joparlamentare që vendosin kushte, por shtoi se duhet ta harrojnë faktin se u bëjnë dot presion socialistëve.

“Nuk e kuptoj cfarë kërkojnë, këta bëjnë presion duke ikur, Luli bën presion të votohet marrëveshja. Po kjo partia që unë përfaqësoj ka të drejtë që të kërkojë? Jemi dakord nëse hapen listat, por ka disa rregulla, pasi nëse hapen listat, fleta e votimit bëhet një libër me 100 faqe. Prandaj janë të lidhura me njëra tjetrën.Por ju lutem, kjo histori që ju vini kushte duke ikur, ata duke bërtitur. Kush mendon se mund të na bëjë presion, opozita brenda apo jashtë parlamentit, për marrëveshje ta harroni, nga bojkoti nuk jemi surprizuar. Ne do të vijojmë komunikimin te ‘Ligjet’ për një hapje të listave, jo të plotë si një hap të parë.Për mua është e rëndësishme që kuvendi i ardhshëm të ketë sa më shumë barazi gjinore. Prandaj temat tuaja që nuk prekin marrëveshjen jemi gati ti diskutojmë dhe ndërkohë, për cështjet e tjera puna e Kuvendit duhet të vijojë.

Thirrja ime është që opozita parlamentare të rikthehet, e mirëkuptoj arsyen si një presion që shumica nuk i ka mundësitë ta kalojë e vetme marrëveshjen.

Për ne listat nuk janë tabu, por të gjejmë të gjitha modalitetet, të shkojë në dobi të procesit transparent” tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT