Mazhoranca qetëson Bashën: I qëndrojmë marrëveshjes, Kodin e ri Zgjedhor e votojmë më 23 korrik

Mazhoranca i përgjigjet opozitës për çështjen e marrëveshjes për Kodin Zgjedhor.
Burime në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste thanë se “PS i qëndron vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën, nënshkruar më parë”.
Po kështu është dhënë edhe një datë për votimin e Kodit të ri Zgjedhor.
“Me plotesimin e afateve sipas procedures parlamentare do prezantohet ne kohe ne komisionin e Ligjeve. Ne dt 23 Korrik ne do te kemi vullnetin per te votuar Kodin Zgjedhor te ri sipas marreveshjes. Nderkohe, respektojme vendimin e opozites parlamentare ne kerkesat e saj per permiresimin e reformes zgjedhore ne Shqiperi.” – mësohet të jetë shprehur Taulant Balla në mbledhjen e grupit të PS.
Ditën e sotme, Partia Demokratike u “alarmua” teksa kërcënoi me prishje të marrëveshjes së 5 qershorit, nëse PS dhe opozita e re arrijnë ndonjë marrëveshje tjetër për ndërhyrje në sistem.