Transporti publik në vështirësi, shoqatat: Rritim çmimin e biletës, nëse nuk plotësohen kushtet brenda 10 ditëve

Shoqatat e Transportit Publik kanë kërkuar plotësimin e kushteve, duke paralajmëruar se nëse nuk përmbushen brenda 10 ditëve, atëherë do të marrin masa.
Ata deklaruan sot se situata e tyre financiare është mjaft e vështirë, duke theksuar se një prej problemeve kryesore është edhe transporti informal.
Shoqatat kërkuan uljen e TVSH-së ne 6 për qind ose në të kundërt do të rrisin çmimin e biletës.
“Ne filluam punë po jemi në vështirësi. Nuk po marrin ndihmën e duhur. E kemi të pamundur të paguajmë taksë të re për bashkinë. Na tha se do falej dhe tani na kërkojnë ta paguajmë.
Shteti ose të ulë TVSH në 6% ose rritet bileta. Në krye të 10 ditëve marrim masa nëse nuk na jepet zgjidhje. Do protestojmë nëse s’na japin zgjidhje”, deklaruan shoqatat.