Shpërthimi i koronavirusit, pishinat dhe këndet e lojërave do të qëndrojnë të mbyllura

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se pishinat dhe këndet e lojërave do të vijojnë të qëndrojnë ende të mbyllura.

E ftuar në studion e “AbcNews”, Manastirliu tha se kjo gjë po bëhet se po mendohet për shëndetin e njerëzve.

Ministrja shtoi se fillimisht do mendohet për situatën e pandemisë dhe në rang të dytë, ekonomia.

“Ne si qeveri vijojmë të zbatojmë planet dhe skenarët. Kam pasur një mbledhje me Këshillin Teknik të Ekspertëve dhe kemi diskutuar për aktivitete që nuk janë ende të lejuara. 

Pishina dhe kënde lojërash në aktivitete të mbyllura. Kemi diskutuar protokollet e sigurisë. Komiteti po vlerëson një protokoll të posaçëm. 

Përpara 1 jave hapëm transportin publik. Kemi vendosur masa të rrepta sepse ka rrezikshmëri të lartë. Kemi shumë punë, dhe përgjegjësi. 

Kurrë nuk mundet dot që të jemi një polic, një qytetar. Nuk e kontrollojmë dot territorin. Duhet të mendojmë për shëndetin pastaj për ekonominë,”- tha Manastirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT