Majko: Vota e diasporës të menaxhohet nga një postë ndërkombëtare, jo shqiptare!

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko tha se në Kodin e ri Zgjedhor do të shkruhet qartë e drejta e emigrantëve për të votuar.

Majko tha në Report tv se vota e tyre do të bëhet me postë, por jo nga ajo shqiptare, por nga një e huaj që është e specializuar për menaxhimin e situatave të tilla në mënyrë që të mos ketë baltosje të procesit.

“Një gjë e sigurt është që në kodin e ri zgjedhor do të shkruhet qartazi e drejta e tyre për të votuar dhe do të jetë e shkruan në kushtetutë. Do të votojnë me postë dhe këtë të mos e bënte posta shqiptare por një postë ndërkombëtare që kanë eksperiencë në menaxhimin e situatave të tilla dhe nuk lënë që emri i tyre të baltoset në Shqipëri, regjistrimi ka nisur dhe është një ligj i veçantë për të. Vota e emigrantëve do të llogaritet në qarkun e Tiranës”, tha Majko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT