Reforma zgjedhore/ A do të pranojë kushtet e Bashës? Rama shpall vendimin mbi paktin e 5 qershorit

Kryeministri Edi Rama pritet të japë vendimin final të Partisë Socialiste mbi reformën zgjedhore.

Rama me anë të një mesazhi në rrjetet sociale shkruan se “sot në 13.00 qëndrimi i ps për përmbylljen e procesit të reformës zgjedhore në parlament brenda këtij sesioni të Kuvendit të Shqipërisë”.

Tashmë presioni i ndërkombëtarëve është mbi mazhorancën ku po i kërkohet miratimi i reformës zgjedhore, sipas paktit të arritur më 5 qershor.

Tashmë brenda opozitës kanë dalë mbi 6 deputetë që kanë shprehur dakordësinë për të miratuar draftin e reformës zgjedhore sipas paktit të arritur në Këshillin Politik, të 5 qershorit.

Partia Demokratike nga ana e saj ka kërkuar miratimin e menjëhershëm të paktit të 5 qershorit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT