Listat e hapura, PS miraton në parim ndryshimet kushtetuese

Reforma zgjedhore po shoqërohet me zhvillime të vrullshme politike. Komisioni parlamentar i Ligjeve sapo ka miratuar në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese.
Me 16 vota pro dhe një kundër, socialistët i kanë hapur rrugë shqyrtimit nen për nen të ndryshimeve kushtetuese.
Mësohet se vota kundër ka ardhur nga deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi. Nisma e paraqitur do të shqyrtohet nen për nen të hënën. Ndërsa më 23 korrik, parlamenti do të votojë për paketën e 5 qershorit që parashikon ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Të hënën pritet të shqyrtohet edhe nisma për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, draft, i cili është përpunuar nga ekspertët dhe miratuar nga Këshilli Politik.