Isa Mustafa rezulton pozitiv me Covid-19: Ndiej plogështi, familja nuk është prekur

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se është prekur me COVID-19.
Ai shprehet se do të qëndrojë në izolim gjatë ditëve në vijim. Mustafa apelon për kujdes maksimal nga qytetarët.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq
Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim do të jem i izoluar.
Isa Mustafa