Rama i përgjigjet Bashës: S’të bëj dot Kryeministër se nuk jam Populli! Ti e quan SHPK, LSI-në

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD përmes Twitter. Ky i fundit tha sot se Rama i ka bërë një ofertë që ‘Lulzim basha të bëhet Kryeministër, ndërsa kryesocialisti të bëhet President”.

Por Rama shkruan se: “Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas Lulzim Bashës e unë dashkam të bëhem President me Lulzim Bashën kryeministër, se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat e s’e bëj dot Lulin Kryeministër se s’jam Populli që e vendos këtë!”

Sa i përket akuzave të Bashës, se Rama kërkon të ndalojë koalicionet parazgjedhore, Kryeministri shkruan:

“Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan Lulzim Basha, as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje”.

https://zgjohushqiptar.com/wp-content/uploads/2025/11/IMG_2263-1.webpwp-content/uploads/2025/11/IMG_2207.jpeg2020/07/basha-zbulon-propozimin-e-rames-ti-kryeminister-une-president-vetem.html

Back to top button
LAJMET E FUNDIT