Basha: Ju tregoj hallin e Ramës, pse sot e grisi paktin e 5 qershorit

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama se është pro marrëveshjes së 5 qershorit, por me disa ndryshime, si me hapjen e listave dhe rishikimin e koalicioneve.

“Njeriu më i tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e pushtetit ka kohë që manifestohet me gjuhën dhe veprimet e tij, por sot ka arritur një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka pasur as Ramiz Alia në ditët e fundit. Sot Edi Rama në esencë ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, që u investuan forcat politike me dakordësinë e 14 janarit dhe ndërmjetësimin e SHBA-BE-së dhe Britanisë së Madhe. Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i reformës zgjedhore” tha Basha.

Sipas tij, diskutimi i sotëm nuk për listat e hapura, por për koalicionet, që kanë qenë përherë në Kushtetutë dhe në parimet demokratike. “Koalicioni është halli më i madh i Edi Ramës, sot ranë dhe dorezat dhe maskat”, deklaroi Basha, duke shtuar se kryeministri ka frikw nga koalicioni opozitar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT