Anulim i cuditshëm/ Hoti nuk e takon Vuçiç të dielën në Bruksel, takimi shtyhet për…

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ka qenë i gatshëm të shkojë në Bruksel të dielën, më 12 korrik, për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Sipas “Koha Ditore”, kjo ka qenë arsyeja kryesore e shtyrjes së takimit për të enjten, më 16 korrik. Megjithatë, të dielën pritet të mbahet një video-konferencë, kësaj radhe e organizuar nga Bashkimi Evropian.
Takimin Hoti-Vuçiç në Bruksel më 16 korrik e ka konfirmuar edhe zyra e presidentit të Francës.
“Presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës, pas video-konferencës me Emmanuel Macron dhe Angela Merkelin të premten, për të vazhduar dialogun rreth dallimeve të tyre, do të mbajnë edhe një bisedë nga distanca, para takimit të drejtpërdrejtë të enjten në Bruksel”, shkruhet në njoftim.