Raporti i KE: Kërkesat për azil nga shqiptarët në rënie për të katërtin vit, por sërish të parët në Ballkan

Komisioni Europian zbuloi sot raportin për Shqipërinë, ku u caktua se vendi i përmbushte kriteret për vazhdimin e liberalizimit të vizave, por theksoi rritjen e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndalimi i fenomenit azilit.
Sipas raportit numri “i kërkesave të pabaza” për azil në vendin tonë, vijon të jetë burim shqetësimi. Po ashtu kërkohet një angazhim më i fortë të autoriteteve shqiptare.
Gjithashtu shkruhet se ky fenomen në 4 vitet e fundit ka ardhur në ulje, ndërsa në 2019 ka pasur 5% më pak se në 2018 aplikime.
“Migrimi i shtetasve shqiptarë vazhdon të jetë më i larti nga i gjithë Ballkani Perëndimor. Numri i kërkesave për azil të paraqitur nga shtetasit shqiptarë në Shengen vazhdoi të ulet për vitin e katërt me radhë, me 18.555 aplikime të paraqitura në vitin 2019 krahasuar me 19.615 aplikime të paraqitura në 2018. Kjo paraqet një rënie prej 5%. Në tremujorin e parë të vitit 2020 u raporton 2,895 kërkesa për azil, 44% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Ka pasur edhe një ulje të nivelit të kthimit. Kërkesat e pabaza të azilit të paraqitura nga shtetasit shqiptarë në shtetet anëtare të BE-së mbeten një çështje që kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe thelbësore nga autoritetet shqiptare,” përfundon raporti.