“Ti kryeministër, unë president”, Rama i përgjigjet Bashës: Unë e di popullin më të mençur se veten, ndaj dua të hapen listat

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD përmes Twitter.

Ky i fundit tha sot se Rama i ka bërë një ofertë që “Lulzim basha të bëhet Kryeministër, ndërsa kryesocialisti të bëhet President”.

Por Rama shkruan :

“Listat e hapura do fuskan kriminelët në parlament sipas LB e unë dashkam të bëhem President me LB kryeministër,se paskam frikë nga humbja. Në fakt jo, unë e di popullin më të mençur se veten prandaj dua të hapen listat,e s’e bëj dot Lulin KM se s’jam Populli që e vendos këtë!”

Sa i përket akuzave të Bashës, se Rama kërkon të ndalojë koalicionet parazgjedhore, Kryeministri shkruan:

“Sa për koalicionin me SHPK e LSI siç e quan LB,as e ndalon hapja e listave që ta bëjë, as e detyroj dot unë që ta zhbëjë! Prandaj Lul merre me qetësi këtë proces ku more gjithë çfarë deshe, e lëri sharjet e kërcënimet, sepse koha e ka treguar që të çojnë vetëm nga humbja në humbje”.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT