“Vetëm me kujdes çdo ditë, e mundim virusin e rrezikshëm”/ Manastirliu thirrje qytetarëve: Respektoni rregullat

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një mesazhi në ‘Facebook’ iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe bizneseve që të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave me koronavirusin.

Sipas Manastirliut, virusi i rrezikshëm mund të mundet vetëm me kujdes çdo ditë.

MESAZHI I MANASTIRLIUT

?? Çdo ditë në terren për masat ?antiCOVID? për të rritur ndërgjegjësimin e bizneseve dhe qytetarëve për t’ju përgjigjur me sjellje të përgjegjshme situatës së vështirë të shkaktuar si pasojë e COVID19!
#RespektoniRregullat
#RuaniShëndetin
Vetëm me kujdes çdo ditë, e mundim virusin e rrezikshëm!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT