Zyrtari i lartë i PD kërkon Ramën me protesta të ashpra: Tani s’mund të ketë më vija të kuqe

Një drejtues i lartë i opozitës ka kërcënuar mazhorancën se PD po bëhet gati për protesta të forta kundër qeverisë, ku “nuk do të ketë vija të kuqe”.
Është Edi Paloka, numri dy i Partisë Demokratike që ka reaguar ashpër pas qëndrimit të mazhorancës në lidhje me hapjen e listave.
Një ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, Edi Paloka, teksa poston një galeri me foto nga protestat e dhunshme të opozitës një vit më parë, lëshon një ultimatum të fortë.
“Tani qe Rama po kerkon te kaloje cdo kufij vetem per te mbrojtur pasurine dhe pushtetin e tij personal, nuk mund te kete me “vija te kuqe” qe ta ndalin popullin te marre ne dore fatet e tij… Kjo eshte e qarte sot per kedo, shqiptare apo nderkombetare!”-shkruan Paloka ne postimin e tij.