Rikthimi i Bodes dhe Topallit në PD, flet Balliu: Ata i kanë borxh vendit, se ishin 8 vjet Ministra!

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ndërsa foli për procesin e hapjes që ka nisur në PD, shprehu dhe mendimin e tij lidhur me një rikthim të mundshën të Ridvan Bodes dhe Jozefina Topallit në parti.

Gjatë një interviste në RTV Ora, ai tha se “PD nuk u ka asnjë borxh atyre njerëzve se i mbajti 8 vjet Ministra dhe deputetë. Janë ata në borxh me PD dhe strukturat e PD”.

Ai shtoi në PD nuk ka vend asnjë person që e shikon këtë parti si “lopë për ta mjelur”.

“Kushdo është i mirëpritur, por nëse dikush e sheh se nëse nuk është deputet i PD nuk bën, se nëse nuk është Ministër i PD nuk bën. Ai nuk e ka vendin në atë parti sepse ai e sheh atë parti për ta mjelur dhe nesër e sheh edhe Shqipërinë për ta mjelur. Këto figura duhet ti ndajmë. Kushdo që ka dëshirën të angazhohet patjetër që është i mirëpritur për të punuar për interesat kombëtare të Shqipërisë.

Tezat që të vi unë dhe të ikë ky nuk funksionon. E kam shumë mirë parasysh kush janë emrat që ju mendoni, PD nuk u ka asnjë borxh atyre njerëzve se i mbajti 8 vjet Ministra dhe deputetë. Janë ata në borxh me PD dhe strukturat e PD. Duhet të vërtetojnë dhe të punojnë më shumë se çdokush që PD të vijë në pushtet dhe pastaj të mendojnë për karrierat e tyre“, u shpreh Balliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT