Covid-19/ Kosova si “Wuhan i dytë”, regjistron 101 vdekje dhe 301 të shtruar në spitale

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.
Prej tyre 190 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 111 në spitalet e përgjithshme rajonale.
Nga ta, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me COVID-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra. Ndërsa, janë shënuar 101 raste të vdekjeve.
Autoritetet shtetërore kosovare po mendojnë që të rikthejnë shtetrretimin për shkak të rritjes së rasteve.