“Situata është serioze…”/ Ja sa pacientë janë në terapi intensive dhe sa të intubuar tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë e quajti serioze situatën e krijuar nga koronavirusi në Shqipëri. Përpos numrit më të lartë të infektimeve ditore me 117 të prekur në 24 orë, situata është shqetësuese edhe tek Infektivi.
Ministria e Shendetesise ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar
Sipas MSH, ne Infektiv, aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit 2 persona humben jetën.
“Është një situatë serioze epidemiologjike e Covid 19 në të gjitha elementët e vlerësimit të saj. Kjo situatë kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të mos e ulur vigjilencën, duke respektuar masat e vendosura, dhe bizneset duke zbatuar protokollet e sigurisë”, tha ministria në njoftimin zyrtar”, deklaroi të henën Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)