Manastirliu tregon situatën në Infektiv dhe nxjerr videon: Pacientë me simptoma të rënda, edhe ndër mosha të reja

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bën thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen nga Covid-19.

Sipas saj, mjekët në Spitalin Infektiv, “po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja”.

Ministrja gjithashtu ka publikuar një video që fokusohet tek sjellja e qytetarëve sa i takon përdorimit të transportit publik. Duhet mbajtur distanca, maska dhe desinfektant me vete.

POSTIMI I PLOTE

?#COVID19

Mjekët dhe infermierët po bëjnë një punë heroike në spitalin infektiv, ku po përballen me fluksin e shtuar të pacientëve me simptoma të rënda të COVID19, edhe ndër mosha të reja.

Të bëjmë përpjekje të gjithë bashkë, duke respektuar rregullat, me një vëmendje të shtuar aty ku ka rrezik më të lartë, siç është transporti publik.

? Vendoseni maskën!

❌Mos qëndroni të grumbulluar në stacion

↔️Respektoni distancën

?Ruani higjienën vetjake dhe kolektive

Back to top button
LAJMET E FUNDIT