Historia e Lizës/ Infermierja 60-vjeçare në krye të detyrës tek Infektivi dhe padurimi për të parë nipin e porsalindur

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka sjellë rastin e një infermiereje që shërben në spitalin Infektiv dhe sapo ka mbushur 60 vjeçe.
Manastirliu thotë se Elisabeta Manajn e njohin të gjithë për punë e saj në shërbim të pacientëve.
“Liza nuk e shpreh dot me fjalë padurimin për të parë nipin e porsalindur, të cilin ende nuk e takon dot, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj lufte me armikun e padukshëm”, shkruan Manastirliu.
Mesazhi i Manastirliut
Sapo ka mbushur të 60-at, por Elisabeta Manaj, infermiere e palodhur e urgjencës së Infektivit është në shërbim të pacientëve që po vuajnë pasojat e virusit të rrezikshëm, si ditën e parë të epidemisë.
Energjinë dhe përkushtimin e Lizës, e njohin të gjithë në këtë spital ku çdo ditë luftohet për jetën, me shpirtin e sakrificës që ekipi i Infektivit ka treguar sot e çdo ditë.
Liza nuk e shpreh dot me fjalë padurimin për të parë nipin e porsalindur, të cilin ende nuk e takon dot, por është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj lufte me armikun e padukshëm.
??T’i japim një dorë stafit mjekësor, me sjellje të kujdesshme, për të ndalur zinxhirin e transmetimit të infeksionit, që po merr jetë, çdo ditë!
↔️Ruani distancën
? Zbatoni rregullat e higjenës
? Vendoseni maskën
#Bashkë kundër ?COVID19?