Mesazhi i fortë i Behgjet Pacollit pak orë para dëshmisë së Thaçit në Hagë

“Asgjë dhe askush nuk mund ta dëmtojë këtë simbol. Më e bukura në botë!”.
Kështu shpehet politikani i Kosovës Behgjet Pacolli, një mesazh i fortë i publikuar në rrjetet sociale vetëm pak orë para se presidenti Hashim Thaçi të dëshmojë në Prokurorinë Speciale në Hagë.
Pacolli i referohet simbolit të UÇK-së, për të cilën thotë se është gjithmonë krenar.
“Vëllau i im dhe mijëra vëllezër dhe motra luftuan për liri dhe pavarësi. Unë jam përgjithmonë krenar!”.
Thaçi mbërriti sot në Hagë dhe pritet të dëshmojë ditën e nesërme. Prokuroria Speciale e akuzon për krime lufte si Thaçin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.