A janë paguar mjekët siç i premtoi Rama? Manastirliu: Bonusi i luftës…
Ministrja e Shëndetësisë është shprehur se të gjithë mjekët janë pagur me bonusin e luftës dhe se do vijojnë të paguhen për sakfricën e bërë.
E ftuar në emisionin “Top Talk”, Manastirliu tha se mjekët ja kanë dalë me sukses në përballimin e situatës dhe se do të mbështeten të gijthë ata që ndodhen në frontin e parë të luftës.
“Mjekët ja kanë dalë me sukses në përballimin e situatës, kanë bërë punë të shkëlqyer. Do vijojmë t’i ndihmojmë mjekë e infermierë përgjatë këtyre muajve
Ne kemi mundësi dhe kapacitete të planifikuara për të shtuar numrin e punonjësve”
Të gjithë mjekët e shërbimit infektiv janë mbështetur me bonusin që i takon. Dhe do të vijojë mbështetja e tyre për të gjithë ata që ndodhen në frontin e parë të luftës. Për të gjithë ata do të ketë mbështetje me bonus lufte ashtu siç qeveria ka premtuar,” tha Manastirliu.