Raporti i DASH për terrorizmin: Në Shqipëri, problem radikalizimi i të rinjve

Raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan mbi Terrorizmin thekson tre rreziqet që i kanosen Shqipërisë. Terrorizmi në Shqipëri sipas raportit konsiston në kthimin e luftëtarëve terroristë në Irak dhe Siri, radikalizimin e të rinjve dhe në komplotin e Iranit kundër grupit opozitarë të muxhahedinëve.

“Shqipëria ka vijuar të mbështesë me forcë përpjekjet ndërkombëtare kundër terrorizmit në 2019 dhe kontribuoi në Koalicionin Global për Mposhtjen e ISIS”, shkruan DASH në raportin e sapo publikuar mbi Terrorizmin për vitin 2019.

Për vitin që lamë pas në raport thuhet se Shqipëria nuk ka pasur asnjë incident terrorist. Në raport thuhet se, Shqipëria ka kriminalizuar terrorizmin, financimin dhe kryerjen e transaksioneve me persona që ndodhen në listën e sanksionuar nga OKB.

Gjithashtu thuhet se, janë shtuar përpjekjet për t’iu kundërvënë kërcënimeve të mundshme terroriste, ku njësia e antiterrorist ka bashkëpunim të ngushtë agjencitë amerikane.

“Korrupsioni dhe barrierat në ndarjen e infoormaconit mes agjencive shtetërore, koordinimi i dobët dhe funksionimi i keq i sistemit të drejtësisë, pengojnë përpjekjet e zbatimit të ligjit në Shqipëri në të gjitha nivelet”, thuhet në raport.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT