A transmetohet koronavirusi nga ajri? Çfarë thotë epidemiologu shqiptar: Tre rregullat që duhet të zbatoni

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka reaguar në lidhje me të dhënat se koronavirusi transmetohet përmes ajrit. Madje për këtë shumë mjekë sugjeruan përdorimin e maskës kudo, edhe në rrugë.

Ndërsa Alimehmeti i referohet një studimi të bërë së fundmi, sipas të cilit, “totali i evidencës së disponueshme aktualisht sugjeron se transmetimi mes aerosolit në distancë të largët nuk është mënyra dominonte e transmetimit të SARS-COV-2.

Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”-un e tij, epidemiologu shprehet se “studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, një përmbledhje të evidencave dhe teorive mbi përhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol)”.

Sipas studimit, “totali i evidencës duket i papajtueshëm me transmetimin e SARS-CoV-2 përmes aerosolit, veçanërisht në hapësirat e ventiluara mire”.

Alimehmeti gjithashtu thekson se për të rritur mbrojtjen duhet të zbatoni tre rregullat e njohura tashme, distance 2 metër, higjiene dhe maskë nëse distanca nuk është e mundur.

Postimi nga Alimehmeti

❗“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gje dhe vrapo” ose “Perballu me çdo gje dhe çohu”. Zgjedhjen e ben ti!”❗

Cit. Zig Ziglar

? Perhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo eshte çeshtja!

?? Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA Network, nje permbledhje te evidencave dhe teorive mbi perhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).

Perfundimet e tyre te perkthyera jane:

? “…Totali i evidences duket i papajtueshem me transmetimin e SARS-CoV-2 permes aerosolit, veçanerisht ne hapesirat e ventiluara mire.

? Ne praktike, kjo do te thote se, per te minimizuar perhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjereve dhe, ne rast se kjo distance nuk eshte e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekesore, e maskave me cope me cilesi te larte, ose mbrojteset e fytyres (pa harruar higjienen e shpeshte te duarve, pastrimin e ambjentit dhe optimizimin e ventilimit te ambjenteve te brendshme)…”

? “…Eshte e pamundur per te dale ne perfundimin se nuk ndodh kurre transmetimi permes aerosolit dhe eshte krejtesisht e kuptueshme pse shume preferojne te gabojne duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanerisht ne ambjentet spitalore gjate kujdesjes per pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.

✅ Megjithate, totali i evidences se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PERMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGET NUK ESHTE MENYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”

Pra, vazhdojme me 3 rregullat baze:

1. Distance fizike (2 metra)

2. Higjiene e duarve

3. Mbajtje maske nese nuk ruhet dot distanca.

Shtojme rregullin 4 te sugjeruar nga dr. Skender Brataj:

4. Njofto edhe te tjeret te respektojne tre rregullat e mesiperme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT