“Skandaloze, po shkojmë në anarki”, vjen reagimi i parë nga opozita për ndryshimin e Kushtetutës

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar si skandaloze vendimin e mazhorancës për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas, ish-deputetit të LSI-së, Edmond Panariti nuk mund të ketë ndryshim të ligjit themeltar të shtetit shqiptar pa qenë në funksion të plotë Gjykata Kushtetuese.

“Është skandaloze dhe e pafalshme të prekësh Kushtetutën në mungesë të Gjykatës Kushtetuese! Në këto kushte pavarësisht vlerave të qëndrimeve teorike parimore të gjithsecilit lidhur me sistemet apo votimin preferencial , nuk mund të shkohet përtej konsensusit politik të pesë Qershorit për reformën zgjedhore !Sepse nuk mund të preket Kushtetuta kur mungon garanti i saj”, shkruan Panariti në rrjetet sociale..

Më tej ai shprehet se “Nëse nuk duam ta çojmë vendin në anarki! Këtë e kanë kuptuar partnerët tanë strategjikë të cilët kërkuan miratimin e marrëveshjes pa vonesë”.

“Për këtë arsye, në absurdin e madh të një vendi pa Gjykata supreme dhe ku legjitimiteti i çdo pushteti dhe i proceseve demokratike është në pikëpyetje të rëndë, çdo orvatje për ndryshime të Kushtetutës është skandaloze. Nuk lipset të jesh jurist për ta kuptuar këtë. Besoj se ka mbetur ende një fije përgjëgjshmërie te Partia në pushtet për të mos e lejuar këtë”, thekson Panariti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT