Deklarata e Bundestagut për ndryshimet kushtetuese/ Bardhi thirrje Ramës: Lexoje mirë, të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet

Pas mesazhit të Zv.kryetarit të Grupit të CDU-CSU në Bundestag, Johann David Wadephul se reforma zgjedhore duhet të miratohet nga Parlamenti pa ndryshime, ka ardhur edhe reagimi nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ky i fundit përmes një deklarate theksoi se të gjithë e kanë kuptuar tmerrin e Ramës për zgjedhje, ndërsa i bëri thirrje kryeministritë të lexonte deklaratën e Bundestagut.

“Të gjithë e kanë kuptuar tmerrin tënd nga zgjedhjet, por frika jote nga humbja e pushtetit nuk mund të marrë peng Shqipërinë. Edi Rama lexoje mirë këtë deklaratë të Bundestagut dhe lëri lojërat e pista politike në kurriz të shqiptarëve”, tha Bardhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT