Zheji: A ja vlen te jesh sot shqiptar?
Nga Artur Zheji

Nga Artur Zheji
“A ia vlen të jesh shqiptar? E kemi bërë shpesh këtë pyetje duke zbritur në porte dhe aeroporte, nën kontrollet e policisë dhe në trajtimin si qytetarët të kategorisë së dytë e të tretë.
Nga ana tjetër, rilindas, njerëz themelues të kombit tonë, na thonë se nuk duhet të jemi kokulur, sepse ne kemi një identitet të thellë gjenetik, që diku i ka përkitur nju qytetërimi të lashtë.
Ne kemi një gjuhë që nuk e kemi humbur dhe kemi një histori që jehon në të sotmen tonë si një realitet i patradhtuar.
Ne jemi një popull që tradhtojmë shumë, tradhtojmë gjithçka për të cilën betohemi.
E kemi mitin e besës, por kemi realitetin e ethshëm të tradhtisë, sepse faktet tregojnë se në momentet kyçe kemi bërë jo zgjedhjet e duhura”, thotë Zheji, që nuk i ka dhënë zgjidhje dilemës së tij.