“PD është pakicë, dreqi e mori”/ Rama i përgjigjet ndërkombëtarëve: Kanë sëkëlldi mos çmendet grupi i partive jashtë

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe deklaratën e fundit të bërë nga ambasadori i BE-së Soreca, për paktin e 5 qershorit.
Rama sqaroi se kusht është reforma zgjedhore si produkt, ndërkohë që marrëveshja e 5 qershorit është instrument për arritjen e reformës.
“Shqipëria është shtet dhe shteti shqiptar ka detyrim t’i provojë BE se është në gjendje të përmbushë standardet dhe kriteret për të qënë anëtar i BE, konkretisht. Marrëveshja një nga instrumentat për ta realizuar reformën zgjedhore që është kushti që përmend ambasadori. Nuk jam aq i zgjuar sa kolegët në presidencë, apo ata jashtë parlamentit, por nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj se atë që shqiptarët e duan, PS nuk mund tua refuzojë, si të dalim ne refuzuesit e asaj që duan 80% e shqiptarëve e të marrim ne koston për diçka që nuk e kemi problem, më thoni ju mua ku hyn këtu perspektiva evropiane, përves se per mire.
E gjitha lidhet me frikën apo sekëlldinë, kujdesin e atyre që duan Shqipërinë se mos cmendet grupi i partive që janë jashtë e bën atë që bëri e duke penguar miqtë e Shqipërisë të bëjnë atë që duhet.
Por për këtë jam unë e kjo shumicë përgjegjëse dhe jemi për të udhehequr jo për ti shkuar nga pas askuj, e për të marrë urdhra e ultimatume, të një grupi partish që janë në anën e kundërt të historisë.
Nje qeveri, pas 7 vjetësh në qeverisje ballafaqohet me të meta sesa pas një viti por këtë që shoh që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në asnjë vend, edhe ata më të mërzitur me ne, janë më të mërzitur me opozitën, këtë te pyesin veten ata që janë në opozitë, kurse ata qe tregojnë gjoksin, apo gjoksin imagjinar të Mic sokolit, ate t’ja lënë të shkuarës”,- tha ai.
“PD është pakicë, dreqi e mori”, Rama: Nëse Basha mendon se vjen në pushtet me këto formula, e pret humbja tjetër
Kryeministri Edi Rama tha, gjatë konferencës për media, se nëse Lulzim Basha mendon se mund të vijë në pushtet me formula dhe me rrugë, që nuk kalojnë nga rruga e qytetarëve, atëherë përgatitet për humbjen e radhës.
Sipas Ramës, PD duhet të pranojë realitetin, pasi është pakicë dhe nuk mund t’i imponohet shumicës, duke shtuar se askush nuk e ndalon të bëhet bashkë me Monika Kryemadhin, Nard Ndokën, Fatmir Mediun, etj.
“Unë jam i vetëdijshëm edhe për sa na takon ne, që pas 7 vitesh një qeverisje sigurisht që do ballafaqohet më shumë me të meta, se sa pas 1 viti, por këtë që shoh këtu që populli të jetë më i mërzitur me opozitën, se me qeverinë, nuk e kam parë në asnjë vend.
Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor. Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojnë nga rruga e qytetarëve, atëherë thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër. Nuk do t’i ndalojë kush që të jenë bashkë me Monikën, me Nard Ndokën, me Fate Mediun, absolutisht. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën.
PD duhet të pranojë realitetin, janë pakicë dreqi e mori, nuk janë shumicë, dhe sa më shumë sillen si shumicë, aq më pak shanse kanë të bëhen shumicë, sepse pakica duhet të mbrohet me gjithë dinjitetin e vet, por jo t’i imponohet shumicës me dogma. Ata ikën nga Parlamenti, kanë bërë dicka që po të ishte puna për perspektivën evropiane nuk e kanë shokun në Evropë, për të gjetur shokë në Evropë duhet të shkojnë në vitin 1922. Është rasti i parë që një opozitë braktisi Parlamentin dhe më pas u shkri fare.
Unë mendoj që gjërat do të shkojnë në vendin e vet. Ajo që do të ndihmojë që mjegulla të shpërndahet është fakti që thelbi është i padiskutueshëm. Nuk mund të thuhet që Rama po bën dicka anti Shqipërisë. Po ashtu, askush nuk mund të thotë se marrëveshja me opozitën jashtëparlamentare ishte reforma, jo. Ne do të përballemi me produktet, jo me llafet”, tha Rama.