I vetmi rast ku u përdoren listat e hapura në Shqipëri!

Nga Endri Shabani

Nëse e kujtoj mirë, listat e hapura janë aplikuar vetëm një herë në Shqipëri. Në vitin 2001, Partia PDR depozitoi në KQZ një listë të hapur. Pra ai që merrte më shumë vota, bëhej deputet.

E dini çfarë ndodhi? Kundër çdo lloj pritshmërie, një parti e vogël, dhe e panjohur, mori menjëherë 7 deputetë në Parlament.

Një rezultat i jashtëzakonshëm për të. Por kishte një problem. Kryetari i partisë nuk mori mjaftueshëm vota, dhe mbeti jashtë Parlamentit.

Tani, besoj është e qartë përse kryetaret e partive nuk e duan hapjen e listave. Vërtet partia e tyre fiton, por ata humbasin pushtetin personal. Dhe nëse ka një gjë që kryetaret e partive kane treguar në këto 30 vite është që për pushtetin e vet ata djegin jo vetëm partine, por edhe Shqipërinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT