Edhe 1 vit Covid-19? Ministria e Shëndetësisë tender për masa mbrojtëse deri në shtator 2021

Rastet në rritje të Covid-19 duket se kanë shuar shpresat për menaxhimin efektiv te pandemisë. Ministria e Shëndetësisë po përgatitet që vala e infektimit të shtrihet të paktën edhe për një vit tjetër deri në 2021.

Të paktën kjo është ajo se çfarë tregon tenderi i hapur me vlerë rreth 5.5 milion euro.

Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5.5 milionë euro ku kërkon blerjen e materialeve mbrojtëse për përballimin e pandemisë së COVID-19.

Tenderi është hapur në 14 korrik dhe ka lënë afat deri në 28 gusht për paraqitjen e ofertave dhe më pas përzgjedhjen e fituesit ku sipas kushteve të kontratës, ai duhet te furnizojë për 12 muaj Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore të linjës me pajisje mbrojtëse personale për përballimin e situatës së COVID-19.

Pavarësisht lajmit se po merren masa për kufizimin e panndemisë dhe mbrojtjen e mjekëve, duket se qeveria shqiptare po përgatitet edhe për një vit tjetër nën kthetrat e COVID-19 dhe vijimin e valës së infektimi prej tij.

Kjo dëshmohet nëpërmjet të dhënave të kontratës dhe praktikisht, edhe efektet e masave të qeverisë do të shtrihet përtej këtij viti dhe do të vijojnë deri në vitin 2021, që është edhe një vit elektoral në vend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT