Thirrja e Pëllumb Piperos: Të ndalohet publikimi i deklaratave që mohojnë se ka Covid-19

Të shumtë janë ata që ende mendojnë se Coronavirus është një trillim dhe se virusi në të vërtetë nuk ekziston.

Por pothuajse përditë janë mjekët që përballen çdo ditë me sëmundjen në frontin e parë të luftës, që bëjnë thirrje që “armiku i padukshëm” është realisht mes nesh dhe se duhet të mbrohemi.

Të njëjtën gjë ka bërë mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili thotë se duhet ndaluar publikimi i deklaratave që mohojnë apo neglizhojnë rrezikun e koronavirusit.

Në TvT, Pipero tha se deklarata të tilla krijojnë çoroditje, në një kohë kur virusi është i pranishëm dhe do të vijojë të mbetet i tillë.

“Shumë njerëz më pyesin a është e vërtetë, madje edhe njerëz të shkolluar. Duhet ta prekësh me dorë që ta besosh. Në Itali të thuash që nuk ka virus, është e dënueshme me ligj. Unë do t’u rekomandja qytetarëve, edhe atyr eme akses në media, të mos bëjnë deklarime të tilla që krijojnë coroditje.

Situata është botërore. Njerëzit kanë nevojë për të vërtetën dhe për ndërgjegjësim. Virusi qarkullon dhe do të na shoqërojë për shumë kohë. Do të kishte sens që të ndalohej hedhja dhe publikimi i deklaratave të tilla që janë të dëmshme”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT