Aktakuza për krime lufte/ Ish-zëdhënësi i DASH për luftën e Kosovës: S’ka fakte, krenar që punova me Thaçin, mposhtëm agresorët serbë!

Ish- zëdhënësi i DASH gjatë luftës në Kosovë, James Rubin e ka konsideruar aktakuzën ndaj Hashim Thaçit si të pabazuar në fakte.
Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla, Rubin kujton kohën kur është njohur me Thaçin dhe rrëfen se ai ishte njeri i ndershëm.
James Rubin shprehet se është krenar që punoi me Thaçin gjatë luftës në Kosovë pasi së bashku arritën të mposhtnin agresorët serbë.
“Një nga punët më të rëndësishme të miat ka qenë për të dhënë ndihmë për popullin tuaj. Unë po shpresoja që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do ecte përpara. Nuk e prisja publikimin dramatik të akuzave ndaj Presidentit Thaçi. I di disa nga akuzat që janë drejtuar ndaj tij. Por jam krenar me punën që kam bërë me Thaçin në 98- 99, sepse siguruam mbështetje perëndimore dhe arritëm të mposhtim agresionin ushtarak serb”, tha Rubin.